Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – E Shtunë, 26 tetor 2019
Monedha e Eurozonës ka regjistruar një javë me luhatje të lehta të vlerës me një ngjitje/zbritje të vazhdueshme duke e mbyllur dje në kuotën e 123.31 lekëve.
Ndërkaq Dollari Amerikan ka shënuar një rritje progresive periudhën e 21-25 tetorit, duke u kuotuar në fund të kësaj jave me 110.94 lekë, referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Paundi Britanik e ka nisur javën në vlera shumë pozitive për ka humbur pikë gjatë vazhdimit të javës duke zbritur në fund të saj në vlerën e 142.41 lekëve.
Franga Zvicerane ka pasur një javë jo të mirë pasi ka humbur pikë çdo ditë të kësaj jave duke kapur dje nivelin e 111.89 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.