Ecuria javore e tregut valutor – E Shtunë, 09 Nëntor 2019
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, monedha e Eurozonës ka regjistruar një javë të qëndrueshme me disa luhatje shumë të vogla duke e mbyllur atë në kuotën e 123.07 lekëve.
Ndërkaq Paundi britanik pas një rritjeje të lehtë gjatë mesit të javës ka ndjekur një linjë zbritëse në fund të javës duke përfunduar në nivelin e 142.77 lekëve.
Sa i përket Dollarit amerikan periudha e 4-8 nëntorit ka qenë e karakterizuar nga një rritje e vazhdueshme e cila është mbyllur ditën e premte në kuotën e 111.42 lekëve.
Franga zvicerane ka kaluar një javë pozitive duke pasur një rritje graduale të vazhdueshme e cila është finalizuar dje në vlerën e 11.89 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.