Ecuria javore e tregut valutor/ Monedhat e huaja fitojnë pikë. Leku e mbyll javën negativisht
Kjo javë ka regjistruar luhatje të ndjeshme tek të gjitha valutat e huaja të tregut valutor vendas. Monedha e Eurozonës përpos lëvizjeve të herë pas hershme gjatë kësaj jave, e ka mbyllur atë në vlera pozitive duke arritur në kuotën e 122.29 lekëve.
Ndërkaq Paundi Britanik pas një rënieje të konsiderueshme gjatë mesit të javës është rritur sërish në vlerën e 135.9 lekëve, referuar të dhënave të bankës së Shqipërisë.
Edhe Dollari Amerikan ka shënuar rritje në fund të periudhës së 14-19 Korrikut, duke arritur gradualisht në fund të saj në vlerën e 108.7 lekëve.
Franga Zvicerane gjithashtu është forcuar sërish duke e mbyllur këtë javë në nivelin e 110.61 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.