Edhe fshatrat do t’i kenë rrugët e shtëpitë me adresa! Lleshaj: Nga 280 mijë që nuk kishin një adresë, numri ka zbritur në 3 mijë
Edhe fshatrat do t’i kenë rrugët e shtëpitë me adresa! Lleshaj: Nga 280 mijë që nuk kishin një adresë, numri ka zbritur në 3 mijë.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka deklaruar në një postim në profilin e tij në Facebook se numri i personave pa adresë në Shqipëri është ulur ndjeshëm. Sipas deklaratës së tij që nga dhjetori deri në shkurt, ky numër ka zbritur nga 280.000, në vetëm 3.000.
“Por kjo nuk është gjithçka. Shqipëria do t’i ketë qytetet, fshatrat, rrugët dhe sheshet e saj me emra dhe me tabelat përkatëse si çdo vend tjetër europian.” shkruan ministri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.