Edhe nafta me “pushime” – Java mbyllet me rënie, por situata është pozitive
Gjatë sesionit të sotëm, bursat janë të mbyllura për shkak të së “Premtes së Mirë” përpara pashkëve. Të dy benchmarkët kryesorë e kanë mbyllur sesionin e djeshëm në një rënie minimale.
Gjithsesi, ditën e djeshme, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë deklaronte se, tregu është shumë pranë balancimit, pavarësisht rritjes së ndjeshme të prodhimit në nivel global. Agjencia vlerëson se, rezervat në vendet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe zhvillim ranë me 17.2 milionë fuçi gjatë Marsit.
Nga ana tjetër, kërkesa vlerësohet se po rritet ndjeshëm. Rritja e ndjeshme e prodhimit, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thjesht po shtyn në kohë balancimin e tregut, por nuk mund ta pengojë atë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.