Edukimi financiar – AMF organizon konferencë kombëtare
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi të enjten konferencën kombëtare për edukimin financiar. Në aktivitet u prezantuan punime të studentëve dhe profesionistëve rreth çështjeve që lidhen me tregjet nën mbikëqyrjen e AMF. Në fjalën e tij, kryetari i Bordit Drejtues, Pajtim Melani, tha se edukimi financiar është investimi në i sigurt për një rritje ekonomike afatgjatë. Ai iu bëri thirrjeve kompanive të sistemit financiar të investojnë më shumë te promovimi i edukimit.
Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv, Ervin Koçi, nënvizoi edhe njëherë se edukimi financiar është një nga prioritetet e punës së Autoritetit. Njohja më e mirë e tregjeve financiare është parakusht për zhvillimin, por edhe për stabilitetin e tyre.
Që prej vitit të kaluar, AMF ka miratuar dhe ka nisur zbatimin e strategjisë “Për rritjen e besimit të konsumatorit dhe investitorit te tregjet nën mbikëqyrje” Kjo strategji po synon sidomos zgjerimin e njohurive të studentëve dhe të rinjve rreth tregjeve financiare.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.