Edukimi financiar – AMF organizon konferencën e dytë vjetore
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi të premten Konferencën e dytë Kombëtare për edukimin financiar, me fokus kryesor studentët, të cilët shpalosën punime të ndryshme në lidhje me tregjet nën mbikëqyrje.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Ervin Koçi, theksoi se Autoriteti përveç angazhimit të nisur me fushata informuese në universitete, ka shkuar edhe më tej me një nismë për praktikat mësimore të studentëve.
Të pranishmit e vlerësuan këtë nismë të Autoritetit dhe theksuan gadishmërinë për zgjerimin e edukimit financiar në nivel kombëtar, si një domosdoshmëri në funksion të zhvillimit ekomomik të vendit.
Me çmimin e parë nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u vlerësua punimi “Aftësimi financiar dhe rëndësia e tij”, i realizuar nga katër studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Vlerësimet për punimet fituese ishin kontrata punësimi në shoqëritë që veprojnë në tregjet nën mbikëqyrje, mundësinë e praktikave profesionale apo dhurimin e pajisjeve dixhitale për studentët.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.