Edukimi i biznesit – Akademia verore e SME-ve për t’u bërë konkurrues
Sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm kanë nevojë të rrisin njohuritë e tyre vazhdimisht lidhur me mundësitë në Shqipëri dhe në tregjet ndërkombëtare, zhvillimet në sektorët përkatës, menaxhimin financiar dhe formulimin e strategjive që rrisin shitjet dhe fitimet.
Për tu ardhur në ndihmë për “edukimin” e tyre gjatë muajit korrik do të ngrihet për herë të parë “ Akademia Verore e SME-ve”, që është një program 6-ditor që i ofron sipërmarrjeve bazën e nevojshme teorike dhe praktike që atyre u nevojitet për t’u përshtatur me ndryshimet e shpejta me të cilat përballet ekonomia jonë, për të qenë sa më konkurrues në treg dhe për t’u lehtësuar procesin e ndërkombëtarizimit.
Regjistri i ndërmarrjeve në fund të vitit 2016 numëron 160.679 ndërmarrje aktive, duke shënuar një rritje prej 5,5 %, krahasuar me vitin 2015.
Rreth 90 % e ndërmarrjeve aktive janë ndërmarrje të vogla me 1-4 të punësuar. Pjesa më e madhe e tyre, 61,8 %, janë ndërmarrje me një të punësuar.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.