Efektet e rritjes së pagës minimale – Muço: Më shumë konsum, përmirësohet skema e pensioneve
Rritja e pagës minimale në shkallë vendi me 2 mijë lekë nga Korriku 2022, pritet të ketë ndikim pozitiv në ekonomi. Në një intervistë për SCAN, eksperti Klodian Muço, analizon efektet që do të ketë kjo masë, ku thekson se do të sjellë rritje konsumi si dhe përmirësim të skemës së pensioneve.
Nga ana tjetër, Muço vlerëson se kjo nismë mund të ndikojë negativisht tek bizneset, të cilët duhet të paguajnë më shumë kontribute mbi pagat, duke nxitur edhe rritje të informalitetit.
Lidhur me nismën e ndërmarrë nga administrata tatimore kundrejt biznesve për deklarimin real të pagave, ekpserti është i mendimit se kjo nuk është qasja e duhur kundrejt evazionit, por sipas tij, duhen zbatuar mekanizma me efikase në këtë drejtim.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.