Efekti surprizues i pyetjes “Si je?” – Si ndikon tek marrëdhënia me kolegët
Njerëzit kanë një nevojë të lindur që t’i përkasin njëri-tjetrin, miqve dhe familjarëve. E njëjta gjë ndodh edhe në vendin e punës. Kur njerëzit e shohin ambientin e punës si vendin e tyre, ata janë më produktivë, më të motivuar dhe angazhohen më shumë për të kontribuar në potencialin e tyre.
Në një studim të bërë nga “EY Belonging Barometer”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u morën 1000 punonjës amerikan për të kuptuar gjendjet emocionale që krijohen në punë.
Sipas këtij studimi, 62 për qind e njerëzve e shikojnë shtëpinë e tyre si vendin e përkatësisë ndërsa 34 për qind, vendin e punës. Kjo tregon se shumë njerëz lidhen me ambientin e tyre të punës sikurse të ishte familja e tyre.
Rezultatet e sondazhit treguan një zgjidhje të thjeshtë për të përmirësuar marrëdhëniet: thjesht pyesni kolegun tuaj “Si je ?”.
34 për qindësh-i i të anketuarve që e ndjejnë ambientin e punës si vendin e përkatësisë thonë se i pyesin përherë kolegët e punës nëse janë mirë, si personalisht dhe profesionalisht. Kjo ishte e vërtetë në të gjitha gjinitë dhe grupet e moshave.
Duke njohur punonjësit e tyre në një nivel personal, kompanitë dhe udhëheqësit mund të rrisin ndjeshëm përvojën e punonjësve duke i bërë njerëzit e tyre të ndihen të vlefshëm dhe më të afërt. Ndonjëherë mjafton kaq pak për të ndikuar kaq shumë dhe për të bërë një punë që jep më shumë fryte.
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.