Efektshmëria e vaksinave kineze – Studimi i OBSH me Sinopharm dhe Sinovac përfundon në Prill
Përfaqësuesi i OBSH-së, në një konferencë për mediat ka deklaruar se ekipi i ekspertëve do të përfundojë punën vlerësuese për vaksinat kineze në fillim të Prillit.
Ekspertët së bashku me OBSH janë duke punuar në raportin mbi vaksinat kineze të prodhuara nga Sinopharm dhe Sinovac. Ekipi shkoi në Kinë në janar për inspektime në vendet e prodhimit të këtyre dy vaksinave.
Për pyetjet e përgjigjura drejtpërdrejt në të dy rastet, që i referohen të ashtuquajturave vaksina kineze, Sinopharm dhe Sinovac, ato janë dorëzuar për tu studiuar në OBSH.
OBSH-ja kreu inspektime të vendeve që nga janari në vendet e prodhimit në Kinë, për të zgjidhur disa nga çështjet e zbuluara gjatë inspektimeve.
Udhëheqësi i ekipit të inspektimit tha se përmes takimeve ekipi po punon së bashku me ndihmën e ekspertëve kinezë, për t’i dhënë fund çdo dyshimi të mundshëm. Raporti mund të dalë në javën e ardhshme, por ende nuk ka një datë të saktë se kur pasi këto studime marrin shumë kohë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.