Eklipsi diellor më 21 gusht në SHBA- NASA ofron këshilla për shikim të sigurt
Më shumë se 300 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara potencialisht mund të shohin drejtpërdrejt eklipsin e përgjithshëm diellor të 21 gushtit.
Të hënën e 21 gushtit, eklipsi do të jetë i dukshëm në çdo shtet. Ndërsa eklipsi total i diellit, ku hëna mbulon plotësisht diellin do të ndodhë në 14 shtete kontinentale të SHBA, përgjatë një gjerësie prej 70 miljesh(112 kilometra) të vendit.
Por për të parë këtë fenomen qiellor në mënyrë të sigurt, pa dëmtuar shikimin, NASA jep disa këshilla. Sipas NASA-s syzet për shikimin e eklipsit dhe shikuesit diellor të dorës duhet të përmbushin standardet bazë të sigurisë së duhur.
– Të kenë informacion certifikimi me një standard ndërkombëtar të caktuar ISO 12312-2
– Të kenë emrin dhe adresën e prodhuesit të shtypur diku në produkt
– Të mos përdoren nëse janë më të vjetra se tre vjet, ose kanë të gërvishtur apo rrudhur lentën
– Mos përdorni lente shtëpie
– Mos përdorni syze dielli të zakonshme.
Eklipsi i plotë diellor do të jetë i pari në të gjithë tërësinë e Shteteve të Bashkuara që nga 8 qershori i vitit 1918 – pothuajse 100 vjet më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.