Ekonomi takon krerët e bashkive bregdetare për masat para sezonit turistik 2017
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, ka zhvilluar këtë të premte një takim me kryetarët e Bashkive Bregdetare për të diskutuar mbi masat që duhen marrë para fillimit të sezonit turistik 2017.
“Adresuam gjithë problematikat me të cilat përballen bashkitë për të ofruar një turizëm më cilësor, për të patur plazhe më të pastra dhe për të ofruar sa më shumë produkte turistike në mënyrë që të zgjasim më shumë kohën e qëndrimit të turistëve në vend”, shkruan ministrja Ekonomi në rrjetin social “Facebook”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.