Ekonomia e Britanisë tkurret me 20%, recesioni më i madh i regjistruar ndonjëherë
Ekonomia e Britanisë u ul me 20.4% në prill, në rënien më të madhe mujore që nga fillimi i regjistrave, pasi bllokimi i koronavirusit paralizoi vendin.
Shifrat zyrtare për PBB, nga Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) treguan ndikimin e masave që detyruan bizneset në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar të mbyllen dhe miliona punëtorë të mbeten pa punë.
Praktikisht asnjë fushë e ekonomisë nuk mbeti e pandikuar nga karantinimit i njerëzve. Sektori kryesor i shërbimeve të Britanisë u tkurr me një të pestën, i nxitur nga mbyllja e bareve, restoranteve, hoteleve dhe rënia e shitjeve të makinave.
Të përballur me mungesa në zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar dhe nevojën për të mbrojtur punëtorët, prodhimi ra me një të katërtën. Ndërsa industria e ndërtimeve u ul me 40%.
ONS raportoi gjithashtu se tregtia e Mbretërisë së Bashkuar me pjesën tjetër të botës u prek keq nga pandemia, me rënie të mëdha si në importin ashtu edhe në eksportin e makinave , karburante, veprave të artit dhe veshjet.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.