Ekonomia e Eurozonës, në “errësirë” – Përkeqësohet treguesi i ndjesisë ekonomike
Perspektiva për Eurozonën ka qëndruar e zymtë, ndërkohë që ndjesia ekonomike ka prekur nivelin më të ulët në më shumë se 3 vite. Treguesi i ndjesisë ekonomike i Komisionit Europian ra, ndërkohë që në industri po shqetëson prodhimi dhe porositë dhe sektori i shërbimit po ndikohet nga rënia e kërkesës. Në Francë, rritja ekonomike u ngadalësua prej shpenzimeve konsumatore, pavarësisht reduktimeve tatimore të presidentit Emmanuel Macron. Të dhënat kanë shtuar vështirësitë për politikëbërësit që po luftojnë në shumë drejtime.
Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, që pritet të lehtësojë përsëri politikat monetare në Shtator, ka paralajmëruar se perspektiva po bëhet gjithnjë e më e keqe. Treguesi i klimës së biznesit i Komisionit Europian ra papritmas në Korrik, duke prekur nivelin më të ulët në 6 vite. Treguesi i ndjesisë ekonomike dhe të dhënat për ekonominë franceze mund të jenë vetëm fillimi i një jave negative. Eurostat pritet të publikojë një ngadalësim të ekonomisë së Eurozonës në 0.2% dhe ekonomia gjermane me shumë mundësi është tkurrur, sipas Bundesbank.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.