Ekonomia “fshin” gjurmët e COVID-19 – Ahmetaj dhe Ibrahimaj: Rimëkëmbja, në rrugë të sigurtë
Ekonomia shqiptare po “fshin” gjurmët e COVID-19, duke u rikthyer në normalitet. Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, u shprehën se ekonomia po rimëkëmbet shumë shpejt, gjë që sipas tyre, e konfirmojnë shifrat e INSTAT për tremujorin e dytë të vitit.
Ahmetaj bëri me dije se për shkak të kësaj performance, gjatë këtij viti do të ketë edhe një rishikim të buxhetit ndërsa po përgatiten reformat për 4 vitet e ardhshme.
Trendin pozitiv të ekonomisë e kanë konfirmuar edhe treguesit fiskale të 8-mujorit 2021, ku të ardhurat në buxhet u rritën me 53.2 miliard lekë në raport me Janar-Gusht 2020.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.