Ekonomia gjermane, drejt ngadalësimit – Institutet kryesore ekonomike presin një humbje të vrullit
Ekonomia më e madhe e Evropës do të rimëkëmbet në mënyrë më të ngadaltë nga pandemia e koronavirusit se sa pritej më parë, sipas projeksioneve të instituteve kryesore në Gjermani. Institutet presin që ekonomia do të tkurret me rreth 5.4% në vitin 2020, çka përbën një rënie më të madhe se 4.2% që u projektua në Prill.
Këto parashikime, që krijojnë bazën e projeksioneve ekonomike të vetë qeverisë, tregojnë për një rimëkëmbje prej 4.7% në vitin 2021, që është gjithashtu normë më pesimiste se ajo e muajit Prill, me 5.8%.
Pas dy vitesh, treguesi pritet të tërhiqet në 2.7% rritje. Institutet deklaruan se rimëkëmbja po pengohet nga sektorët e goditur rëndë nga masat e distancimit social, si restorantet, turizmi, përgatitja e eventeve dhe udhëtimi ajror. Instituti Kiel për ekonominë botërore theksoi se aktiviteti në këto pjesë të ekonomisë gjermane, do të nivelohet me pjesën tjetër të sektorëve ekonomikë pasi të hiqen masat e kontrollit të pandemisë, që nuk priten të paktën deri në verën e ardhshme.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.