Ekonomia gjermane mezi shmang recesionin
Ekonomia e Gjermanisë mezi shmangu rënien në recesion gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar.
Ekonomia më e madhe e Europës regjistroi rritje zero gjatë tremujorit të katërt të vitit 2018, tha Zyra Federale e Statistikave të vendit.
Kjo do të thotë se ka evituar dy tremujorë radhazi të tkurrjes, që është përkufizimi i zakonshëm i një recesioni.
Një ecuri e dobët e tregtisë vijon të zgjatet në ekonomi dhe shpenzimet e konsumit mbetën të ulta.
Rritja zero e regjistruar në periudhën tetor-dhjetor pasoi një tkurrje prej 0.2% në tremujorin e mëparshëm.
Arsyet për rritje të ngadaltë vitin e kaluar përfshijnë një ngadalësim në ekonominë globale dhe një sektor të dobët të makinave, me konsumatorët gjermanë më pak të gatshëm për të blerë makina të reja mes konfuzionit mbi standardet e reja të emetimit.
Përveç kësaj, nivelet e ulëta të ujit, veçanërisht në Rhein, ndikuan rritjen duke penguar lëvizjen e disa mallrave.
Megjithatë, ka shpresa që ekonomia do të rritet këtë vit.
Claus Vistesen, ekonomisti kryesor i eurozonës në Pantheon Macroeconomics, tha se ishte “optimist” që tremujori i parë i këtij viti do të ishte më i mirë.
“Sondazhet e janarit [ekonomike] ishin të këqija … por eksportet neto nuk do të jenë në rënie të lirë përgjithmonë, dhe shpenzimet e konsumatorëve gjithashtu duhet të rritet”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.