Ekonomia gjermane ‘në prag të recesionit’- Eksportet shënojnë rënie drastike
Ekonomia gjermane pësoi një tkurrje në tremujorin e dytë për shkak të një rënie drastike të eksporteve, pasi prodhuesit e saj po bartin një ngadalësim global të forcuar nga konfliktet tarifore dhe pasiguria për Brexit. Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) ra me 0,1% nga tremujori në tremujor pas një ritmi të rritjes prej 0.4% në tre muajt e parë të vitit, tha Zyra Federale e Statistikave. Shkalla e rritjes vjetore u ngadalësua në 0.4% në tremujorin e dytë nga 0.7% në të dhënat e mëparshme.
“Kryesorja dhe çfarë ka rëndësi është që ekonomia gjermane po afrohet në prag të recensionit,” tha Andrew Kenningham nga Capital Economics, duke theksuar se eksportuesit po përballeshin me një goditje akoma dhe më të madhe nëse kërcënimi i Brexit pa-marrëveshje nga BE i Britanisë materializohet më 31 tetor. Shumë ekonomistë e përcaktojnë recesionin si dy kontraktime tremujore të njëpasnjëshme.
Ngadalësimi global ka ndikuar në rritjen në të gjithë Europën perëndimore, por ekonomia tradicionale e mbështetur nga eksporti e Gjermanisë ka qenë veçanërisht e ndjeshme. Zyra e statistikave tha që tregtia neto ngadalësoi aktivitetin ekonomik pasi eksportet shënuan një rënie më të fortë nga tremujori në tremujor në raport me importet.
“Raporti i sotëm i PBB-së përcakton përfundimisht një dekadë të artë për ekonominë gjermane,” tha Brzeski shef i ekonomisë gjermane ING. “Ishte një dekadë e rritjes së fortë në pjesën e prapme të reformave strukturore të mëparshme, stimulit fiskal, lokalizimin në kulmin e tij dhe steroidet e dhëna nga BQE në formën e interesave të ulëta dhe një euro relativisht të dobët.” (Reuters)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.