Ekonomia qarkulluese në shkollë/ Zhvillohet loja simuluese për edukimin mjedisor dhe ekonomik të gjimnazistëve
Është zhvilluar në Tiranë loja simuluese me gjimnazistet e Tiranës për edukimin mbi menaxhimin e integruar të mbetjeve si hallkë kryesore e funksionimit të ekonomisë qarkulluese. Koncepte si konsum i përgjegjshëm, ngrohje globale me ndikim në rritjen e përmbytjeve, eficenca e ekonomisë qarkulluese apo aktivizmi i grupeve ekologjike të gjimnazeve ishin cështjet kryesore që u prekën gjatë aktivitetit të organizuar nga Instituti për Konsulencë në Menaxhim dhe Marketing me projektin “Zero Mbetje” të financuar nga Lëviz Albania dhe Fondi Zviceran i Zhvillimit.
Moduli i lojës simuluese është një praktikë botërore që synon aftësimin e gjimnazistëve në cështje moderne të rëndësisë së madhe shoqërore të cilat nuk janë ende pjesë e kurrikulave të shkollës. Mbi 100 gjimnazistë në një projekt 1 vjecar morën dijet dhe mësuan praktikat e përfitimeve nga aplikimi i sistemit të ekonomisë qarkulluese ku konsumi është i përgjegjshëm dhe prodhimi konsideron mbi të gjitha natyrën e më pas kërkesën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.