Ekonomia rritet me 4.48% – Industria dhe energjia kontribut pozitiv, rënie komunikacioni
Ekonomia e vendit ka pasur perfomancë pozitive edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit, ku Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet në rritje me 4.48 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Ndikimin më maksimal e ka dhënë degët, industria, energjia dhe uji, ndërsa negativisht ka kontribuuar informacioni dhe komunikacioni.
Krahasuar me tre mujorin paraardhës, Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet me rritje prej 1.9 për qind, ku kontributin më të madh e kanë dhënë aktivitetet financiare dhe të sigurimit, ndërsa sërish negativisht ka ndikuar informacioni dhe telekomunikacioni.
Sa i takon shpenzimeve, për periudhën Korrik-Shtator 2018, komponenti i formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 5.4 për qind, konsumi final i popullatës i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 3.89 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2017-ës, eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 1.51 për qind, ndërsa importet me 4.11 për qind.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.