“Ekonomia” voton shkarkimin – Malaj: Është gjyqi juaj, krenaria ime përballë jush
Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka shqyrtuar propozimin e qeverisë për shkarkimin e Arben Malaj, nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në nisje të seancës, Malaj theksoi se ka një ngërç institucional pasi nuk janë prezentë përfaqësues të qeverisë në Komision që të mbrojnë akuzat.
Më tej, Malaj, njëkohësisht edhe deputetët e opozitës, kanë kërkuar shtyrjen e seancës më qëllim që t’i vihen në dispozicion të gjitha materialet e kërkuara.
Pasi deputetët socialistë kanë votuar kundër shtyrjes së seancës, Malaj e cilësoi ngritjen e dorës si gjyqin e tyre dhe krenarinë e tij.
Në përfundim, me dyer të mbyllura Komisioni ka votuar shkarkimin e Arben Malaj, me 12 votat por dhe 5 kundër, vendim që do të shkojë për miratim në seancën plenare të radhës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.