Ekonomisti i Lituanisë fiton zgjedhjet presidenciale
Ekonomisti i shquar Lituanez Gitanas Nauseda ka fituar zgjedhjet presidenciale në Lituani pasi rivalja e tij ka pranuar ditën e dielën humbjen. “Unë jam mirënjohës ndaj njerëzve që votuan sot dhe mund të premtoj se politika tashmë do të jetë mjaft ndryshe në Lituani.
Të gjithë meritojnë një jetë më të mirë në vendin tonë të bukur”, bëri të ditur Nauseda në një turmë simpatike mbështetësish. Ndërkohë, me 1.521 nga 1.972 kuti votimi në të gjitha rajonet e vendit të cilat u numëruan ditën e diel, të dhënat të cilat u bën të ditur nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Lituani treguan se 55 –vjeçari Gitanas Nauseda kishte marrë 70% të votave.
Rivalja e tij, Ingrida Simonyte, një ish – minister e financave, përgëzoi Nausedën për fitoren. “Kjo është vullneti i popullit tonë dhe unë e respektoj atë. E kam quajtur tashmë Z. Nauseda dhe e kam uruar me këtë fitore, duke e dëshiruar që ai të jetë një president i mirë për të gjithë njerëzit e Lituanisë”, tha Simonyte për gazetarët. Detyra kryesore e presidentit është të mbikëqyrë politikën e jashtme dhe të sigurisë të Lituanisë duke përfshirë edhe komandën supreme të forcave të armatosura.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.