Ekskluzive/ Moody`s rrit projeksionet për Shqipërinë – Por korrupsioni, borxhi publik, investimet e huaja, vaksinimi, janë rreziku kryesor
“Scan Intelligence Unit” ka siguruar ekskluzivisht raportin e agjencisë së vlerësimit të kreditit, Moody`s, për Shqipërinë.
Agjencia ka rishikuar me rritje projeksionet për ekonominë shqiptare këtë vit. Në raportin e sapo publikuar, rritja ekonomike e vendit tonë për 2021 parashikohet pranë 7.6%, nga 4.8% që ishte parashikimi në muajin qershor.
Ky projeksion i ri vjen pas rezultateve mjaft të mira të tremujorit të dytë të vitit, si dhe është në linjë me parashikimet më të fundit të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim apo Komisionit Europian.
Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SIU-SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.