Ekspertët kërkojnë investime për pyjet – Klosi: Ligji i ri garanton trajtimin e tyre si pjesë e ekonomisë nga bashkitë
Bashkitë nuk kanë financuar mjaftueshëm për burimet pyjore duke krijuar humbje të kësaj pasurie. Ky ishte shqetësimi i ngritur nga grupet e interesit gjatë një bisede online e të zhvilluar më Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Abdulla Diku , ekspert i kësaj fushe kërkoi ndërhyrje të organizuara në disa bashki për të investuar dhe ruajtur pasurinë pyjore në vend.
Teksa u ndal tek ligji i ri për pyjet, Klosi garantoi ndërtimin e politikave që sipas tij do të nxisin investimet nga ana e pushtetit vendor
Sipas Ministrit kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së përgjegjësisë gjë të cilën e rikuperon ligji i ri i cili kërkon nga njësitë vendore do mos e shohin vetëm si burim të druve të zjarrit por si sipërfaqe të rëndësishme prodhuese dhe ekonomike.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.