Ekspertët: Për të parandaluar kancerin, ndërprisini alkoolin dhe mishrat e përpunuar
Ekspertët u kanë bërë thirrje njerëzve për të ndaluar në mënyrë drastike alkoolin nga dietat e tyre për të ndihmuar në parandalimin e kancerit, si dhe pijeve të cilat janë me ëmbëlsues artificialë , ushqimet e shpejta, ushqimet të cilat kanë mish dhe proshutë të përpunuar. Pirja e alkolit “nuk mund të justifikohet nga shkaqe të tjera shëndetësore”, pasi raporti tregon që provat e forta janë shkaku kryesor i disa llojeve të kancerit.
Propozimi vjen si pjesë e një vargu rekomandimesh mbi zgjedhjen e shëndetit dhe të mënyrës së jetesës e cila u quajt “një plan për të luftuar kancerin”. Dokumenti, nga Fondi Botëror për Kërkimin e kancerit (ECRF), u kërkon njerëzve të kufizojnë konsumimin e alkoolit, por thotë: “Për parandalimin e kancerit, është e këshillueshme që të mos pini alkool”.
Alkooli ka qenë i lidhur fort me zhvillimin e gjashtë llojeve të kancerit, kjo sipas analizës së WCRF. Këto prekin sëmundjet kancerogjene të zorrëve, të gjirit, të mëlçisë, të gojës dhe të fytit, ezofagut dhe stomakut, e cila është shtuar së fundmi në edicionin e tretë të raportit. Ndërsa kërkimet sugjerojnë se konsumimi i alkoolit mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër kancerit të veshkave, nga të cilët autorët u shprehën: “Kjo është shumë më e madhe se rritja e rrezikut për sëmundje të tjera kancerogjene”.
Ata gjithashtu deklarojnë se edhe sasitë më të vogla të pijeve alkoolike mund të rrisin rrezikun e disa lloje kanceresh. “Nuk ka nivel të konsumimit nën të cilin nuk ka rritje për ndonjë nga rreziqet e mundshme të kacerëve” argumentojnë ekspertët. Duke komentuar mbi analizën, profesor Sir Ian Gilmore, kryetar i Aleancës për Shëndetin e Alkoolit në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Ne mirëpresim zbulimet e këtij raporti të ri, i cili Fondi i Studimit Botëror të Kancerit ka arritur të zbulojë prova rreth lidhjes mes alkoolit dhe kancerit.
Përveç kësaj, është e qartë nga provat e nxjerra se pirja e alkoolit nuk mund të justifikohet nga shkaqe të tjera shëndetësore –për shembull, nëse parandalohen sëmundjet kronike të zemrës. “Shpresojmë që ky raport i ri autoriativ do të ndikojë në vendimmarrjet për të ndërmarrë veprime pozitive në lidhje me dëmet e shkaktuara nga keqpërdorimi i alkoolit”.
Rekomandimet e raportit, duke u bazuar në dëshmitë mbi parandalimin dhe të mbijetuarit e të sëmurëve me kancer përmes dietës, të ushqyerit dhe aktivitetit fizik, janë një “plan për të luftuar uljen e të sëmurëve me kancer”, kjo e thënë sipas ekspertëve. Gjithashtu, udhëzimi u bën thirrje njerëzve që të mbajnë një peshë të shëndetshme duke kufizuar konsumimin e pijeve me sheqer, ushqimin e shpejtë, ushqimet e përpunuara dhe mishin e përpunuar.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.