Ekspertiza hidrokarbure, pa licencë – Liberalizimi i tregut, Beqaj: Cenohet siguria kombëtare
Ushtrimi i veprimtarisë së shërbimeve të ekspertizës lidhur me burimet hidrokarbure, do të jetë i lirë, pa qenë e nevojshme që këto biznese të pajisjen me licencën përkatëse. Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar projektligjin, i cili vjen në kuadër të reformës së derregullimit, duke synuar përmirësimin e klimës së të bërit biznes.
Megjithatë, deputeti i mazhorancës, Ilir Beqaj votoi kundër këtyre ndryshimeve, duke theksuar se cenohet siguria kombëtare.
Me ndryshimet e miratuara për të ushtruar veprimtarinë studimore projektuese, personat fizikë ose juridikë duhet të kenë të regjistruar në regjistrin tregtar, si objekt kryerjen e kësaj veprimtarie dhe duhet të kenë të punësuar specialistë të pajisur me certifikatë profesionale.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.