Ekspertize e thelluar dhe ndërhyrje rehabilituese – Hapet tenderi për banesat e dëmtuara në Tiranë
Sipas njoftimit të publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik, është hapur tenderi për aktin e ekspertizës së thelluar dhe hartimin e projektit të ndërhyrjeve rehabilituese/përshtatshme, të nevojshme për kthimin e strukturës së objekteve që janë klasifikuar si objekte me dëmtime të mëdha strukturore ose dëmtime shumë të rënda jo strukturore.
Sipas informacioneve të dokumentit përkatës të tenderit vlera totale e tija është 87,354,500 lekë ndërsa kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes ose afati kohor për ekzekutimin është 24 muaj.
Të gjithë interesuarit mund të aplikojnë brenda afatit kohor të dorëzimit të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje brenda datës 8 tetor 2020 ora 11:00.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.