Eksportet e jashtme kanë siguruar 37 milion vende pune në BE – 1 në 6 europian përfiton nga këto ndërmarrje
Numri i personave të punësuar në BE ose në Shtetet Anëtare individuale të BE-së që mbështeten nga eksportet përfshin jo vetëm punësimin në ndërmarrjet që eksportojnë drejtpërdrejt, por edhe në ndërmarrjet e tjera që ofrojnë mallra ose shërbime që mbështesin prodhimin e mallrave dhe shërbimeve të eksportuara.
Në vitin 2019, punësimi i 37 milion njerëzve u mbështet nga eksportet në vendet jo anëtare. Në terma relativë, ky punësim i mbështetur nga eksporti përfaqësonte 17.9% të punësimit total (209 milion), ekuivalente me pak më shumë se një në gjashtë persona të punësuar në të gjithë BE-në.
Si një pjesë e punësimit të përgjithshëm, punësimi në secilin prej Shteteve Anëtare të BE-së që u mbështet nga eksportet në vendet jo-anëtare shkonin nga rreth një në tetë persona të punësuar në Greqi (12.2%) dhe Portugali (12.5%) në gati tre nga çdo dhjetë në Luksemburg (29.1%) dhe Irlandë (29.4%).
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.