Eksportet kineze thyejnë projeksionet – Mbështesin ekonominë e ngadaltë. Importet sinjalizojnë rënie të kërkesës
Rritja e eksporteve në Kinë është ngadalësuar në Tetor, por përsëri thyen projeksionet, pasi kërkesa e madhe në botë për sezonin e pushimeve, zbutja e ngërçit të energjisë dhe ndërprerjeve në zinxhirin e ofertës, kompensan për presionet që përballet ekonomia e dytë më e madhe në botë. Megjithatë, importet dështuan të arrijnë projeksionet, ç’ka tregon një ngadalësim të kërksës së brendshme.
Investimet jashtë vendit u rritën me 27.1% në Tetor me bazë vjetore, në rënie nga 28.1% në Shtator. Ekonomistët thonë se eksportet e forta do ndihmojnë në zbutjen e problemeve me ekonominë e brendshme, dhe do t’i ofrojnë qeverisë më shumë hapësirë për të drejtuar politikat ekonomike. Të dhënat e fundit kanë sinjalizuar një ngadalësim në manifakturë. Aktiviteti i fabrikave u tkurr për të dytin muaj radhazi në Tetor, sipas një sondazhi zyrtar, ndërsa rritja në prodhimin industrial, u ngadalësua në nivelin më të ulët që prej Marsit 2020, ku ishte dhe vala e parë e pandemisë.
Megjithatë, me ndërhyrjen e madhe të qeverisë, disa probleme me ofertën janë zbutur në javët e fundit, së bashku me problemet e energjisë, të shkaktuara nga mungesa e qymyrit, standardet e ashpra të ndotjes dhe kërkesa e fortë industriale. Kryeministri Li Keqiang, tha se qeveria do të ndërhyjë për të mbështetur sektorin industrial, ndërkohë që ekonomia përballet me presione të reja.
Importet u rritën me 20.6% në Tetor me bazë vjetore, sipër normës prej 17.6% në Shtator, por poshtë projeksioneve për një rritje me 25%. Importet e naftës bruto ranë në Tetor në nivelin më të ulët që prej Shtatorit 2018. Kina publikoi një sufiçit tregtar prej 84.54 miliardë dollarë në muajin e kaluar, sipër projeksioneve. Ekonomia e dytë më e madhe në botë u rrit me 4.9% në tremujorin e tretë, që ishte dhe treguesi më i dobët në 1 vit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.