Eksportet ruse të grurit nga Deti i Zi, të qëndrueshme – Nga Deti Azov, të kufizuara. Çmimet e brendshme rriten prej zhvlerësimit së rublës
Rusia ka mbajtur të qëndrueshme eksportet e grurit përmes porteve të Detit të Zi javën e kaluar, ndërkohë që itenerarët në detin Azov janë të kufizuara. Çmimet e brendshme të dritrhave u rritën, për shkak të dobësimit të rublës.
Sanksionet perëndimore e vendosura ndaj Rusisë për sulmin në Ukrainë, kanë ndërlikuar logjistikën tregtare dhe transaksionet me bankat e huaja për shumë firma ruse, në 4 javët e fundit.
Firmat e konsulencës për bujqësinë, theksojnë se fluksi i eksporteve vazhdon, si pasojë e një kombinimi i kontratave të vjetra dhe të reja.
Sovecon, deklaroi se çmimi për grurin me 12.5% protein nga portet e Detit të Zi vlerësohet në 390 dollarë për ton (FOB).
Megjithatë, blerësit nuk duan të blejnë me Free on Board, ku rreziqet e dëmtimeve gjatë transportit i mbajnë ata, e për rrjedhojë tregtarët shesin kryesisht grurin rus me metodën tjetër “kosto dhe ngarkesë”, ku rrezikun e mban shitësi, sipas Sovecon.
Firma e konsulencës deklaroi se Rusia eksportoi 400,000 ton drithra në javën e kaluar krahasuar me 520,000 ton një javë më parë.
Në tregun e brendshëm, çmimet për grurin në rubla vazhduan të rriten, duke reflektuar zhvlerësimin e valutës ruse kundër dollarit.
Rajonet jugore të rusisë kanë nisur mbjelljen e drithrave të Pranëverës, prej kushteve të favorshme të motit. Deri më 18 Mars, drithrërat e Pranëverës ishin mbjellur në 222,000 hektarë, krahasuar me 178,000 hektarë në të njejtën datë një vit më parë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.