“Elektrifikimi” i makinave luksoze – Rolls Royce do të prodhojë vetëm makina elektrike deri në 2030
Rolls Royce do prodhojë vetëm makina elektrike deri në vitin 2030, sipas deklaratës së prodhuesit të makinave të luksit, që i bashkohet markave të tjera premium në tranzicion, si Bentley e Volkswagen dhe Land Rover. Marka, e zotëruar nga BMË, deklaroi se makina e parë plotësisht elektrike, me emrin Spectre, do të dalë në treg në tremujorin e katërt 2023, me testimet që do nisin së shpejti. “Me këtë produkt të ri, ne nisin kredencialet tona për elektrifikimin e plotë të të gjithë portofolit deri në vitin 2030”- tha Tosten Muller-Otvos, ekzekutivi i Rolls Royce, që ndodhet në Jug të Anglisë. Sipas atij, deri më atëherë, kompania nuk do të jetë më në biznesin e prodhimit apo shitjes së makinave me motor me djegie të brendshme.
BMW nuk ka caktuar ndonjë datë të ndalimit të makinave me motor tradicional, por ka vendosur një objektiv prej 50% të elektrifikimit deri në vitin 2030. Megjithatë, njësia Mini e zotëruar nga BMW, deklaroi në Mars se do bëhet plotësisht elektrike deri në fund të dekadës. Jaguar Land Rober do bëhet plotësisht elektrike deri në vitin 2025, njësia luksoze e Volkswagen, Bentley, deri në vitin 2030 dhe prodhuesi i Mercedes Benz, Daimler, në të njejtën datë, nëse e lejojnë kushtet e tregut.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.