Elon Musk: Duhet të punoni mbi 80 orë në javë për të “ndryshuar botën”

Dy ditë më parë, përmes rrjetit social Twitter Elon Musk bëri të ditur se njerëzit duhet të punojnë nga 80 ose mbi 100 orë në javë për të “ndryshuar botën”. Ka mënyra më të lehta për të punuar, por askush deri tani nuk ka ndryshuar botën për 40 orë në javë:, u shpreh Musk përmes Twitter –it, duke iu referuar katër kompanive si – Tesla, SpaceX, The Boring Company, dhe Neuralink – ku ai shërben si CEO.
Ndërsa u pyet nga një përdorues i Twitter –it rreth numrit të orëve që duhet të punojnë çdo javë për të “ndryshuar botën”, Musk u përgjigj se kjo mund të shkojë nga 80 deri në 100 orë. Tesla nuk pranoi kërkesën e Business Insider për të komentuar në lidhje me këtë gjë.
SpaceX dhe The Boring Company nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. Musk u shpreh në një intervistë, e cila u botua në nëntor se ai punonte 120 orë në javë, ndërsa “të gjithë” punonjësit e tesla -s punonin rreth 100 orë në javë gjatë këtij viti, pasi Tesla nxorri në prodhim modelin e ri të saj 3 sedan.
Ai sugjeroi se orët e gjata në punë ishin të nevojshme që Tesla të mbijetonte. Disa punonjës kanë thënë se orët e gjata janë të tepruara dhe të lodhshme, ndërsa disa të tjerë kanë thënë se preferojnë të punojnë 70 ose më shumë orë në javë, e cila kjo do të shërbejë për të pasur një nivel page më të lartë.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.