Elon Musk i Tesla fajëson ‘Brexit’ si një nga arsyet që ai po ndërton fabrikën e re në Gjermani dhe jo në Angli
CEO i kompanisë Tesla, Elon Musk ka fajësuar Brexit si arsyen pse firma e tij zgjodhi Gjermaninë në vend të Britanisë si shtetin më të ri për ndërtuar Giga Fabrikën e saj.
Musk është shprehur për revistën e famshme Auto Express se pasiguria mbi vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për tu tërhequr nga Bashkimi Europian e ka bërë shumë të rrezikshme për ta stabilizuar fabrikën në këtë vend.
Fabrika e re është vendosur për tu ndërtuar në Berlin, teksa Telsa gjithashtu po planifikon të krijojë edhe një qendër dizajni dhe inxhinierike kryeqytetin e Gjermanisë. Musk është shprehur se edhe një arsye tjetër për vendimin e vendosjes së fabrikës në Gjermani është fuqia e madhe punëtore inxhinierike, pasi vendi është shtëpia e dy prej prodhuesve më të mëdhenj të makinave, Volkswagen dhe Daimler.
Do të jetë Giga-fabrika e katërt e kompanisë. Giga- fabrika origjinale u ngrit në Reno, Nevada, për të ndërtuar bateri për veturat elektrike Tesla, ndërsa i dytë i tij amerikan u ndërtua në Buffalo, New York. Kompania është gati gjithashtu të hapë së shpejti edhe një fabrikë të re makinash në Shanghai, Kinë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.