Elon Musk zbulon detaje të reja rreth Starlink – Plani që rrethon Tokën me 12,000 satelitë interneti
SpaceX, kompania raketave krijuar nga Elon Musk, po përpiqet të nisë një revolucion në fushën e internetit. Mbrëmë midis orës 22:30 dhe mesnatës, SpaceX kishte planifikuar të lëshonte një raketë FAlcon 9 nga Cape Canaveral, Florida. Në brendësi të saj do të gjenden 60 satelitë me madhësinë e një tavoline, të dizajnuara për të testuar një rrjet interneti të quajtur Starlink.
Nisja u anulua 15 minuta para lëshimit për arsye meteorologjike dhe u la për javën tjetër, bën me dije kompania në rrjetin social Twitter.
Sapo të kompletohet, ky rrjet do të përbëhet nga gfti 12.000 satelitë, më shumë se gjashtëfishi i numrit të të gjithë hapësirës ajrore operacionale tani në orbitë. Projekti ka për qëllim të përfundoj në 2027, duke mbuluar Tokën me një internet të shpejtësisë së lartë, aksesit të thjeshtëzuar si dhe me vonesa gati inekzistente.
Edhe vendosja e pjesshme e Starlink do të sillte benefite në sektorin financiar si dhe internet me brez të gjerë në zonat rurale dhe të largëta.
Kompletimi i projektit mund të kushtojë 10 miliardë dollarë ose më shumë, sipas Gwynne Shotwell, presidenti dhe shefi operativ i SpaceX. Por Musk tha gjatë një thirrjeje me gazetarët të mërkurën se ky projekt mund ti sjellë kompanisë ndoshta 30 deri në 50 miliardë dollarë në vit.
“Ky është rrjeti i ri më emocionues që kemi parë për një kohë të gjatë”, tha për Business Insider, Mark Handley, një studiues kompjuterësh në University College London, i cili ka studiuar Starlink. Ai shtoi se projekti mund të ndikojë jetën e “potencialisht të gjithëve”.
Burimi: Businessinsider
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.