Emergjenca e COVID-19/ Qeveria merr 15 milionë euro hua për shëndetësinë
Shqipëria ka nënshkruar me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, marrëveshjen e huasë për projektin e reagimit ndaj emergjencës COVID-19 në shumën prej 15 milion euro. Marrëveshja që është dërguar për ratifikim në Kuvend parashikon që kjo hua të përdoret për mbrojtjen e shëndetit publik, parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj rrezikut që paraqet COVID-19, si dhe fuqizimin e sistemeve kombëtare të gatishmërisë së shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë.
Shuma e vënë në dispozicion do të investohet kryesisht për mbështetjen e sektorit shëndetësor për të reaguar ndaj COVID-19 menjëherë dhe në një periudhë afatmesme. Fuqizimi i funksioneve kryesore të shëndetit publik, për rritjen e kapaciteteve për trajtimin e rasteve të COVID-19 dhe sëmundjeve që lidhen me të, për masat e distancimit fizik dhe komunikimin në distance etj . projektligji pritet te hyj në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.