‘Emergjencë mbrojtje lumore për urën e Drojës’ – Hapet tenderi prej 82 milion lekë. Detajet
Agjencia e Prokurimeve Publike njofton se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ‘Emergjencë mbrojtje lumore për urën e Drojës’, Mamurras, bashkia Kurbin.
Sipas informacionit të publikuar fondi limit i këtij projekti është 82,770,883.00 Lekë ndërsa afati i fundit i Aplikimeve për tenderin është data 29 tetor 2021, ora 12:30.
APP informon se kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është 4 muaj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.