Emërohen dy zv/ministra të rinj të Ministrisë së Arsimit

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e fundit ka emëruar dy zëvendësministrat e rinj të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve. Përkatësisht në këto poste janë emëruar Redi Shtino dhe Lorena Haxhiu. Shtino dhe Haxhiu do të zëvendësojnë Besa Shahinin e emëruar ministër pas shkarkimit të Lindita Nikollës, dhe Taulant Mukën, i cili dha dorëheqjen 15 pas marrjes së postit.
Redi Shtino ka qenë edhe më herët në këtë post, deri në vitin 2017. Ndërsa Lorena Haxhiu ka qënë në pozicionin drejtoreshë e Shërbimit dhe Rinisë në Ministrinë e Arsimit.
MARS ka në total katër zëvendësministra, përveç emrave të lartpërmendur, këtë post e mbajnë edhe Shpat Kolgega dhe Kostandin Shkurti.
Një tjetër vendim i marrë në mbledhje është edhe lirimi nga detyra i zëvendësministrit të Bujqësisë, Ilir Halilaj.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.