Emërohet bordi i ri i ARRSH, kryesohet nga Artan Shkreli. Kush janë 6 anëtarët e rinj
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot bordin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili do të ketë 6 anëtar të rinj.
Emërimin e anëtarëve të bordit të menaxhimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili do të kryesohet nga z. Artan Shkreli, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe në përbërje të tij të ketë këta anëtarë, përfaqësues të institucioneve të mëposhtme:
- Z. Elton Haxhi, Ministria e Financave dhe Ekonomisë;
- Z. Gentian Opre, Ministria e Financave dhe Ekonomisë;
- Z. Julian Hodaj, Ministria e Brendshme;
- Z. Luigj Aleksi, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë;
- Z. Kujtim Hashorva, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë;
- Z. Faruk Kaba, Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga shpenzimet e planifikuara për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.