Emërohet prefekti i ri i Elbasanit/ Prefekti i mëparshëm u zgjodh deputet
Me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave ka vendosur që Spiro Maliqi të emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit. Ky ndryshim vjen pasi prefekti i mëparshëm, Klevis Xhoxhi la postin e Perfektit të Elbasanit për të marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.
Prefekti i ri, më herët ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të Bashkisë së Elbasanit.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.