Emetimi i Amazon thyen rekord – Tërheq para në një vlerë që kalon PBB e shumë vendeve
Emetimi i obligacionit prej 16 miliardë dollarë i kompanisë së tregtisë elektronike Amazon këtë javë, tërhoqi porosi në një vlerë që kalon Produktin e Brendshëm Bruto të Bjellorusisë. Paraja nga emetimi i obligacionit do të përdoret për të financuar blerjen e gjigantit të tregtisë në rrjet të zinxhirit të supermarketeve “Whole Food”.
Kërkesa ishte shumë e lartë, me emetimin që tërhoqi porosi prej 49 miliardë dollarë. Deutsche Bank ndërmori një vëzhgim interesant në lidhje me kërkesën. “Ankandi prej 16 miliardë dollarë i Amazon tërhoqi porosi në një vlerë ekuivalente me Produktin e Brendshëm Bruto të Bjellorusisë ($47mld)”, deklaroi Deutsche Bank.
Nëse porositë e tërhequra nga emetimi i Amazon do të përktheheshin në Produktin e Brendshëm Bruto të një vendi, atëherë do të renditej si vendi i 79 më i madh në botë, sipas vlerësimeve të Bankës Botërore në fund të vitit 2016.
Vlera do të kalonte ekonominë e vendeve si Libani dhe Lituania. Emetimi i Amazon ishte i katërti më i madh me cilësi të lartë krediti për këtë vit, tregojnë të dhënat e Informa Global Markets.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.