Emigracioni masiv i intelektualëve krijon probleme në Hungari
Pothuajse 100,000 hungarezë jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe rreth 400,000 janë larguar nga vendi që kur vendi u bë pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2004.
Sipas Zyrës Qendrore të Statistikave të Hungarisë, njerëzit që largohen janë kryesisht të rinj, shumë të arsimuar dhe beqarë, zakonisht midis 20 dhe 39 vjeç.
Largimi i të rinjve të arsimuar dhe mungesa e punëtorëve janë bërë shkak që disa politikanë t’i frikësohen një kolapsi ekonomik të viteve të ardhshme.
Pavarësisht papunësisë relativisht të ulët të të rinjve, 19.3 për qind nën normën mesatare në Europë, paga minimale në Hungari është 360 paund në muaj, ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar apo Gjermani të njëjtat punë paguhen deri në 1256 paund në muaj.
Menaxherja e zyrës hungareze Gabrielle tha për telegraph:
“Unë dua të qëndroj në Hungari, është vendi im. Por është joshëse të largoheni kur mund të fitoni dhe të arrini aq shumë më shumë diku tjetër “.
Unioni për pagat pretendon se këto largime kanë shkaktuar një “tragjedi të zakonshme” të emigracionit masiv dhe një “dramë shoqërore” ku familjet janë ndarë.
Grupi dëshiron që BE të eliminojë pabarazinë në paga dhe të ndalojë vënien e kombeve lindore në “një situatë të pakontrollueshme”.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.