Emiratet kufizojnë qarkullimin e arit / Vendi detyrohet të luftojë krimin financiar duke ashpërsuar rregulloret
Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga qendrat më të mëdha në botë të arit, po ashpërson mbrojtjen ndaj krimit financiar, duke përfshirë kufizime të reja të qarkullimit të parasë cash dhe metaleve të çmuara. Vendimi ndjek shtrëngimin e rregulloreve në vitin 2018, që synonte të hiqte namin e vendit tek investitorët si një qendër e parasë së jashtëligjshme.
Duke detajuar masat e fundit, Zyra e Luftës së Pastrimit të Parave bëri të ditur se mjetet e reja përfshijnë; dorëzimin e raportimeve të dyshimta bankare, një platformë e bashkuar elektronike e doganave dhe një program që kufizon lëvizjen e cash-it dhe metaleve të çmuara, përpara mbërritjes. Emiratet e Bashkuara Arabe, që përfshijnë Dubain, eksportojnë ar me vlerë në miliarda dollarë tek rafineritë e akredituara nga Shoqata e Tregut të Arit në Londër. Kjo e fundit, që është autoriteti më influencues i tregut të arit, kërcënoi në muajin Nëntor se do ndalojë metalin e çmuar nga disa vende, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, nëse dështon të përputhet me standardet rregullatore.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.