Emrat që “kontrollojnë” shifrat – Komisioni parlamentar i Ekonomisë kalon 4 kandidaturat
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka zhvilluar një seancë dëgjimore me katër kandidatura për anëtarë të Këshillit të Statistikave, duke i hapur dritën jeshile për votim në seancën plenare të radhës.
Këshilli i Statistikave është organi më i lartë i ngarkuar për mbikëqyrjen dhe mbështetjen e INSTAT-it në rolin e tij për zbatimin e aktiviteteve statistikore të parashikuara në Programin e Statistikave Zyrtare.
Këshilli i Statistikave përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët përfaqësojnë agjencitë statistikore, përdoruesit e statistikave zyrtare, botën akademike, shoqërinë civile dhe sipërmarrësit privatë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.