Enel kalon projeksionet e të ardhurave / Premton se do vazhdojë investimet e mëdha në biznesin e “gjelbër”
Kompania më e madhe e shërbimeve utilitare në Evropë, Enel, i ka qëndruar objektivave për vitin, pasi theu pritshmëritë e të ardhurave, duke premtuar se do zgjerojë biznesin e energjisë së pastër dhe ulë gjurmët e karbonit. Enel bëri të ditur në Nëntor se do shpenzojë 160 miliardë euro të parasë së veetë në 10 vitet e ardhshme për t’u bërë një “superfuqi” e gjelbër dhe një emetues zero i karbonit deri në 2050-n. Këtë Javë, kompania theksoi se do përshpejtojë investimet në energji të rinovueshme, ndërkohë që ekonomitë në botë po synojnë elektrifiimin për të ulur ndotjen.
Kompanitë e mëdha në Evropë të hërbimeve utiliatre po investojnë bindshëm në energji të pastër, ndërkohë që progresi teknologjik dhe masat e ashpra për të luftuar ndryshimin klimatik, po i detyrojnë kompanitë të rimendojnë strategjitë e tyre. Enel deklaroi se fitimi neto në vitin e kaluar ishte 5.197 miliardë euro, sipër projeksioneve të analistëve dhe në rritje me 9% nga viti i kaluar.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.