Energjia për bizneset, miratohen tarifat e reja – ERE rrëzon kërkesat e “fryra” të OST dhe OSSH, në fuqi nga data 1 maj!
Bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka miratuar tarifat e reja të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, që ndikojnë drejtpërdrejt te çmimi fundor të energjisë, duke qenë se janë pjesë përbërëse e saj.
Bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka miratuar tarifat e reja të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, që ndikojnë drejtpërdrejt te çmimi fundor të energjisë, duke qenë se janë pjesë përbërëse e saj. Sipas vendimit, tarifa mesatare e nga data 1 maj-31 dhjetor 2023 do të jetë 0.85 lekë/kwh, nga 0.75 lekë/kwh që ishte deri më tani, teksa OST kishte kërkuar që tarifa të ishte 1.47 lekë/kwh.
Ndërkaq, sa i takon tarifave të shpërndarjes, për klientët e lidhur në tensionin 35 KV ajo do të jetë 1.55 lekë/kwh, nga 1.5 lekë/kwh që është aktualisht, ndërsa për abonentët e lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV tarifa e re do të shkojnë në 3.99 lekë/kwh nga 3.9 lekë/kwh që ishte aktualisht.
Rritja e miratuar nga ERE është tejet e ulët, në raport me kërkesën e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, që kërkonte se për tensionin 35 KV të ishte 2.62 lekë/kwh dhe për tensionin 20, 10 dhe 6 KV, 4.14 lekë/kwh. Ndërkohë që, ndryshe nga tarifa e transmetimit, tarifat e shpërndarjes do të jenë në fuqi deri në fund të këtij viti. Ndërkaq, impakti i tarifave të reja reflektohet te ato biznese që aktualisht kanë dalë në tregun e liberalizuar të energjisë.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.