Epidemia e gripit, vendoset shërbimi 24 orë në 4 Qendra Shëndetësore në Tiranë
Ministria e Shëndetësisë ka shtuar masat për të luftuar epideminë gripale gjatë muajve të dimrit. Ministrja Ogerta Manastirliu ka njoftuar se tashmë ofrohet shërbim mjekësor 24 orë në 7 ditë të javës pranë 4 Qendrave Shëndetësore në Tiranë.
Prindërit mund t’u drejtohen tashmë këtyre qendrave për shërbimet e konsultave dhe vizitave pediatrike.
Qendrat Shëndetësore që do të zgjasin shërbimin e ofruar janë si më poshtë:
- Qendra Shëndetësore Nr. 6 – Rruga Haki Stërmilli, Kombinat
- Qendra Shëndetësore Nr. 7 – Rruga Pandi Dardha, Laprakë
- Qendra Shëndetësore Nr. 8 – Rruga Sulejman Delvina, Lgj. 8
- Qendra Shëndetësore Nr. 10 – Rruga Belul Hatibi, tek Oxhaku
Ministrja argumenton se arsyeja e këtyre masave është ofrimi i kujdesit shëndetësor më pranë qytetarit, si edhe kërkohet të evitohet dyndja pranë spitaleve, për të cilat Manastirliu shprehet:
“Kërkoni Qendrën Shëndetësore 24/7 afër lagjes ku banon, spitali nuk është gjithmonë zgjidhja”
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.