Erdogan thirrje turqve: Mbroni monedhën tuaj, konvertoni kursimet në Lira
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ka bërë thirrje qytetarëve turq që të konvertojnë kursimet e tyre në dollarë dhe euro në monedhën vendase Lira.
Liria turke ka humbur rreth 20% të vlerës së saj këtë vit, e goditur nga shqetësimi i investitorëve për ndikimin forcues të Erdoganit në politikën monetare.
“Ne jemi të vetëdijshëm se loja po luhet kundër nesh dhe ne po luftojmë me mjetet që kemi në dorë,” tha Erdogan.
“Duke qenë një shtetas turk do të thotë, së pari duhet të mbrosh monedhën tënde, këtu është kërkesa ime ndaj popullit tim. Vëllezërit e mi, të cilët kanë dollarë ose euro nën jastëkun e tyre, shkoni dhe konvertoni paratë tuaja në lira. Mos besoni në thashethemet dhe mbrojeni monedhën tuaj”.
Ekonomia e sëmurë turke është shfaqur si një çështje kyçe ndërsa Turqia shkon në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare muajin e ardhshëm.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.