“Ethet” e aplikimit në Universitete – Koeficientet tek mjekësia në bazë të lëndëve, nga 1-1.25 %
Të enjten nisin aplikimet për ata që duan të ndjekin shkollat e larta. Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr Arben Gjata është shprehur se do të ketë ndryshim të koeficientit për lëndët bërthamë dhe ato të thelluara.
Kështu një lëndë e thelluar për këtë vit do të ketë koeficient 1.25 për qind ndërsa për lëndët bërthamë koeficienti do të jetë 1.15 për qind. Ndërkohë që për lëndët e tjera koeficienti do të jetë një.
Në Universitetin e Mjekësisë do të pranohen gjithsej 1100 studentë, ndërkohë që një vit më parë kanë aplikuar 9000 maturantë.
Këtë vit kuotat e pranimit janë të njëjta me ato të një viti më parë. Por në këtë universitet mund të aplikojnë vetëm ata maturantë me mesatare mbi 8.5.
Ndërkohë që pas disa vitesh riaktivizohet edhe programi Bachelor në Shëndetin Publik.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.