Euro bie poshtë 1.12 USD – Të dhënat relativisht pozitive në SHBA nxisin dollarin
Euro ra në nivelin më të ulët në 4 javë dhe i’u afrua nivelit të Qershorit 2017, ndërkohë që investitorët përfituan nga të dhënat e forta në Shtetet e Bashkuara, për të blerë dollarin. Sondazhet drejt sektorit privat treguan se fabrikat në Eurozonë patën muajin më të keq në thuajse 6 vite gjatë Marsit, ndërsa të dhënat ekonomike në Shtetet e Bashkuara, ofruan pak shpresë. Kjo përforcoi këndvështrimin se të dy ekonomitë po përballen me një ngadalësim, por eurozona pritet ta pësojë më keq.
Sipas analistëve, pavarësisht se ka korelacion të ulët mes hendekut të aktivitetit të fabrikave mes Shteteve të Bashkuara dhe Eurozonës, ekzistojnë sinjale që ngadalësimi në Eurozonë do të ndikojë te valuta. Sipas Societe Generale, tregu është pesimist dhe bastet për shitje janë shtuar. Euro ra me 0.2% në 1.1190, pak sipër nivelit që preku në Qershor 2017. Indeksi i dollarit, që mat performancën kundër valutave kryesore, u rrit me 0.3% në 97.4, niveli më i lartë në 3 javë.
Paundi ra me 0.5% pasi britanikët refuzuan 4 propozimet për Brexit, duke shtuar pasigurinë 10 ditë përpara daljes nga Bashkimi Europian. Paundi qëndroi në 1.3040 kundërt dollarit dhe preku 84.8 pensë ndaj euros. Kriptovalutat patën një rritje të papritur ditën e sotme, ndërkohë që Bitcoin shtoi 20% në 5,000 dollarë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.